Blerim Kotobelli mund të cilësohet si mungesa e madhe e Teutës në sfidën kundër Skënderbeut në Korçë.
Mbrojtësi i majtë është dëmtuar dy ditë para takimit dhe dje nuk është stërvitur me skuadrën.
Trajneri Gugash Magani do t’i besojë sot Bledar Hodos në të majtë të mbrojtjes. Numri 1 i stolit të Teutës ka menduar t’i besojë eksperiencës së Hodos për të mbuluar mungesën e Kotobellit.