Teuta do përballet me Kukësin nesër në orën 16.00, në takimin e vlefshëm për Superioren. Ekipi durrsak ka zhvilluar dje stërvitjen e zakonshme në qëndrën stërvitore. Trajneri Edi Martini ka preferuar të mos lejojë kamerat e mediave të ndryshme të filmojnë, duke zhvilluar kështu një stërvitje me dyer të mbyllura. Ka qënë një zgjedhje e “timonierit” shkodran kjo, në prag të një sfide kaq delikate.
Sa i përket situatës së lojtarëve, Kuro mungon për shkak kartonësh. Rikthehet Plaku, i cili do kërkojë shansin e tij në këtë 90 minutësh. Nuk përjashtohet ndonjë surprizë në momentin e fundit, por po projektohet formacioni që luajti ndaj Tiranës. Trajneri Martini është fokusuar te goditjet standarte, një nga mënyrat që shpeshherë kanë çuar “djemtë e detit” te goli. Me interes të madh pritet të shihet sesi do shkojë përballja ndaj Kukësit, nesër pasdite.