Teuta ka zhvilluar miqësoren e rradhës kundër Tërbunit duke fituar me shifrat 2-0. Trajneri Renato Arapi përgjatë ketij takimi është munduar që të shikojë kontigjentin e lojtarëve të rinj. Bregdetarët po zhvillojnë këto teste miqësore në ambjentet e qytetit të Durrësi.
Një formacion totalisht me emra të rinj arritën të jepnin fitoren ekipit të Teutës që në pjesën e pare. Kapllani dhe Halilaj ishin autorët e golave të shënuar në minutën e 30 dhe 34 të pjesës së parë. Shifrat ndenjën të pandryshuara deri në fundin e takimit. Stafi duket që këtë sezon do të bazohet tek elementi vendas.