
Kombëtarja Shqiptare e futbollit U-21 po luan me Greqinë, takim i vlefshëm për eliminatoret e Europianit 2017. Ajo që bie në sy është mostransmetimi i këtij takim nga asnjë televizion. Ndeshja ka disa minuta që ka nisur dhe vijon të jetë me rezultatin 0-0. Megjithatë interesi i televizioneve shqiptare nuk ka qenë i madh, duke mos transmetuar këtë takim për të gjithë shqiptarët. Siç dihet Kombëtarja U-21 është pikërisht ekipi nga dalin futbollistët për skuadrën e parë përfaqësuese, por interesi për të kësaj here nuk duket të ketë qenë i lartë për të parë se si do të shkojë aventura e ekipit Shpresa në Europian.
Poll