Marc Andre Ter Stegen është në fund të kontratës së tij me Barcelonën. Portieri gjerman dhe klubi janë ulur në bisedime për një kontratë të re, por oferta e parë është refuzuar.
Barcelona i ka ofruar një pagë prej 6.5 milionë euro në sezon, por kjo nuk është pritur mirë nga lojtari. Ter Stegen kërkon një pagë njësoj si pjesa kryesore e skuadrës e për këtë arsye ka refuzuar.
Një gjë e tillë mund të bëjë që gardiani të kërkojë një skuadër të re ku mund të përfitojë pagën e kërkuar. Prej disa sezonesh, Ter Stegen është kthyer në një nga pikat kyçe të Barcelonës, por edhe një nga portierët më të mirë në botë.