Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Tension para finales për Kumbullën, flet vëllai i tij: Ambient i nxehtë në Tiranë!

Shkruar nga NEWSPORT
Tension para finales për Kumbullën, flet vëllai i tij: Ambient i

Roma-Feyenoord, finlja e UEFA Conference League, do të luhet nesër në orën 21:00 dhe e gjithë bota i ka sytë nga kjo ndeshje. Shqiptarët kanë shumë arsye për ta pasur vëmendjen e gjitha te kjo ndeshje: Fakti që luhet në Tiranë, si dhe mundësia që Marash Kumbulla ka për të ngritur trofeun prestigjioz në Shqipëri.

Për emocionet që po përjeton mbrojtësi i Kombëtares Kumbulla para kësaj finaleje, ka folur vëllai i tij, Giuliano Kumbulla i cili për “Romaneës”, u shpreh: “Ka shumë tension në familje, por një stres që të bën mirë, Marashi është shumë i tensionuar.

Në Tiranë do të jetë një ambient i nxehtë, pasi vijnë dy tifozeri të bukura dhe të zjarrta. Shqiptarët do të mbështesin të gjithë Romën, qoftë për shkak të Marashit, por edhe për lidhjet që kanë me Italinë.

Objektivi i Marashit ka qenë gjithmonë që Roma të arrijë në Tiranë. Marashi përfaqëson kombëtaren shqiptare dhe Roma do të pritet atje me tapet të kuq.

Si është Marash jashtë fushës? Është shumë i paqtë dhe i qetë. Nuk i pëlqen të dalë dhe kalon shumë kohë me familjen”, përfundoi vëllai i mbrojtësit kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga