Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Telushi i mërzitur pas humbjes së Flamurtarit, por e pranon prapa kuintave: Simulova!

Shkruar nga NEWSPORT
Telushi i mërzitur pas humbjes së Flamurtarit, por e pranon prapa

Bruno Telushi nuk ka preferuar të dalë në mikrofonin e Supersport për të folur pas humbjes 1-0 të Flamurtarit kundër Teutës në Vlorë.

Kapiteni i skuadrës kuqezi ka qenë tejet i mërzitur me këtë disfatë dhe në këtë situatë i është shmangur prononcimit për të qëndruar i qetë duke u larguar nga stadiumi.

Lajmin e konfirmoi gazetari i Supersportit, Ylli Aga, i cili tha në "Gol pas Goli" në lidhjen direkte nga stadiumi "Flamurtari" se Telushi i kishte pranuar atij se kishte simuluar në rastin e penalltisë së akorduar në minutën e 13-të nga Jemini dhe të kthyer më pas prej kryesorit pas konsultimit me arbitrin anësor.

Një pohim i sinqertë nga ana e kapitenit të Flamurtarit, i cili ka kërkuar mirëkuptim nga ana e gazetarit të Supersportit për të mos dalë në konferencë për shtyp për shkak se ishte tejet i mërzitur pas disfatës 0-1 ndaj Teutës.

Kujtojmë se në sfidën Flamurtari-Teuta 0-1, gjyqtari kryesor, Lorenc Jemini akordoi një 11-metërsh për vlonjatët në minutën e 13-të pas rrëzimit të Telushit në zonë, por ishte më pas gjyqtari anësor, i cili ktheu vendimin duke u konsultuar dhe duke ndihmuar arbitrin kryesor të anulonte penalltinë e dhënë, pasi ishte simulim nga ana e Telushit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga