
Armando Broja është dëshira e madhe e West Ham në këtë merkato vere. 38 milionë euro ofruan “Çekanët” për sulmuesin shqiptar, me Chelsea që nuk dëshiron ta shesë lojtarin.
Një hua nuk konsiderohet, me ekspertin Fabrizo Romano që tregon se Tuchel është një fans i madh i cilësive të 20 vjeçarit, ndaj nuk dëshiron që Blutë ta shesin lojtarin, që ka kontratë deri në 2026 me londinezët.
“Chelsea dhe West Ham janë ende në negociata të drejtpërdrejta për marrëveshjen me Armando Brojën. Chelsea tani po lufton për të mbajtur Armandon, Tuchel është një tifoz i madh - dëshiron që ai të qëndrojë.
West Ham ende po shtyn. Nuk është e thënë se nuk ka mundësi për një huazim, po diskutohet vetëm një lëvizje e përhershme”, thotë Romano.
Chelsea and West Ham are still in direct negotiation for Armando Broja deal. Chelsea now fighting to keep Armando, Tuchel is big fan - wants him to stay. 🇦🇱 #CFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 20, 2022
West Ham are still pushing. Been told no way for a loan, only permanent move is being discussed. pic.twitter.com/XrJ4hHN3R0