Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Tek Flamurtari bien kambanat e alarmit", Gerd HAXHIU analizon Superioren: Tirana për titull, kam dyshime për Teutën

Shkruar nga NEWSPORT
"Tek Flamurtari bien kambanat e alarmit", Gerd HAXHIU analizon

Në studion e Rubrikës Sportive është duke u diskutuar ecuria e Superiores deri më tani dhe i ftuar është dhe Gerd Haxhiu. Haxhiu në prag të fillimit të kampionatit u bë pjesë e Flamurtarit më pas në situata krejt të panjohura u largua nga klubi. Gerd Haxhiu pasi zbuloi prapaskenat e largimit nga klubi vlonjat analizoi skuadrat e Superiores duke u ndalur dhe tek mungesat e lojtarëve vlonjat në Kombëtare si dhe talentet nga akademia vlonjate.

Mungesa e talentëve vlonjatë, vetëm Memushaj në Kombëtare:

"Nuk është rastësi. Ka vite që Flamurtari nuk nxjerr më lojtarë nga akademia. Të fundit janë Veliu dhe Zeqiri që kanë arritur të luajnë jashtë Shqipërisë. Treguesit janë që nga akademia nuk ka më lotjarë,. I fundit mund të them që është Rrapaj tani tek Flamurtari. Kjo është e dhimbshme është e vërtetë që mungojnë lojtarë në Kombëtare. Kujtojmë që kemi patur Skelën, Çipin, Taren. Gjithmonë Vlora ka qenë e përfaqësuar nga 3 4 lojtarë në Kombëtare, ndërsa tani mund të themi se është një kamban alarmi që bie",

Teuta:

"Më duket në koherencë të plotë. 8 javë dhe 7 gola janë pak për një skuadër që kryeson kampionatin. E kam ndjekur çdo javë. Duket një skuadër pragmatiste, ka një autoritet brenda fushës. Më bën përshtypje që ka pak figura në fushë, trajnerin dhe Arapin i ka me trofe ndërsa të tjerët kam përshtypjen se do tiu krijojnë probleme në vijim. Kam dyshimet e mia për këtë Teutë, aty do të jenë në vendet e para, por për të qenë Kampion, duhet një peshë e rëndë për të finalizuar ato rastet që vijnë",tha Gerd Haxhiu për Teutën.

Tirana:

"Tiranën e rendisë në tre vitet e para. Tirana e ka potencialin ta fitoj Superligën. Që në ndërtimin e skuadrës ata ishin goxha lartë. Ka rëndësi kjo fazë se është gati 70 % e punës. Morën lojtarë të fortë, Lila, Vangjeli. E vlerësoj shumë Karabecin ka një qetësi të madhe, duke parë nga lartë Hasanin, Batha dhe Karabeci do të ishin tre mesfushorët më të mirë të kampionatit besoj, por deri tani Mema e ka menaxhuar mirë grupin", u shpreh Haxhiu.

Partizani:

"Është pak delikate, specifike ndërtimi i skuadrës. Teoria të kemi dy lojtarë për një rol nuk duhet. Për të ndërtuar skuadrën merr 14-16 lojtarë. Sepse nëse ndërton skuadër me 18 lojtarë, je i detyruar që 4 prej tyre në ndeshje s'do ti thërrasësh. Dhe dihet që javën tjetër i ke me buzë të varura dhe po nuk e menaxhove mirë do të prishin harmoninë tek klubi. Tek Partizani shoh problem masat e marra nga tekniku sesa dhënia e hapësirës për të luajtur. Asani dhe Trashi nuk kanë qenë në Kupat e Europës kur ishin nga më të mirët tek skuadra një vit më parë. Gradualisht u zbut pak me Trashin dhe e futi në lojë akoma jo me Asanin. I mungon një 9, luajnë me vertikalizime. Kërkojnë të fitojnë në rivalitete 1-1, mund tia arrijnë por nuk e shfrytëzon sa duhet. Besoj se grupi është në dorë të trajnerit dhe problemin e ka krijuar trajneri. Tani po e hoqe një  lojtar se luajti keq një ndeshje, dihet që atë lojtarë e ke humbur më pas," u shpreh Gerd Haxhiu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga