
Tefik Osmani është i ftuar në emisionin "Rubrika Sportive" në TVSH. Futbollisti i Skënderbeut foli për çështjen e titullit kampion ku deklaroi se skuadra e tij i ka shanset 100 për qind për të fituar titullin.
Kjo habiti të pranishmit në panel, megjithatë shtatlarti korçar e analizoi situatën: "Pse them se kemi 100 për qind shanse për titull? Po, sepse deri në ndeshjen e së premtes titulli nuk varej nga ne. Por, pas atij rezultati tashmë jemi futur në garë dhe gjithçka e kemi vetë në këmbët tona. Për më tepër ne kemi mentalitet fituesi dhe jam i bindur se do të dalim kampion", përfundoi Osmani.
Poll