Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Te Shkëndija janë optimistë, mësoni synimet ndaj Neftçit

Shkruar nga NEWSPORT

Shkëndija e Tetovës do të luajë ditën e nesërme në orën 20:00 në stadiumin “Filipi II” në Shkup takimin e kthimit ndaj Neftçi Baku, i vlefshëm për turin e dytë kualifikues të Europa League.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri Akrapoviç dhe zv. kapiteni Cuculi shprehën mendimin e tyre për përballjen e nesërme.

akrapovicPara se gjithash duhet të cek se në ndeshjen e parë kemi bërë një rezultat që është i pranueshëm për ne dhe që na mundëson të kemi më shumë opsione për lojën dhe taktikën tonë. Sigurisht se do të japim gjithçka prej vetes dhe se do të luajmë futbollin tonë me të cilin karakterizohemi kohëve të fundit dhe që na ka sjellë shumë suksese, pra këtu nuk do të ndryshojmë shumë. Do të mundohemi që sa më parë të bëjmë rezultat të mirë, ndërsa në të njëjtën kohë nuk do t’i lejojmë kundërshtarit të ketë hapsirë për të zhvilluar kundërsulmet e veta.  Jemi ekip shumë i mirë për të lejuar të ndodhë diçka e tillë dhe mendoj se do të jetë ndeshje e shkëlqyeshme dhe se do të prezentojmë mirë në Evropë si Shkëndijën, ashtu edhe futbollin e Maqedonisë”, tha trajneri Bruno Akrapoviç.

Ndeshja e dytë me Neftçin do të jetë ndryshe nga ndeshja e parë për shkak se tani dimë gjithë anët e mira dhe të këqija të Neftçit. Gjithashtu njihemicuculi mes veti, kështu që do të bëjmë më të mirën të mundshme që të përsërisim lojën nga ndeshja e parë , normalisht me pak fat shpresoj të korrim sukses dhe me një angazhim maksimal të gjithë lojtarëve të përfaqësojmë denjësisht edhe futbollin e Maqedonisë në arenën ndërkombëtare dhe të vazhdojmë ecurinë e ndeshjeve pozitive për të bërë diçka më shumë për të kaluar në raundin e tretë. Gjithmonë duke qëndruar me këmbë në tokë, duke dhënë maksimumin, pa eufori shpresoj të korrim sukses. Them që Neftçi nuk është kundërshtar i lehtë, është rival i fortë dhe prandaj nga ana jonë ka vlerësim maksimal. Ne jemi optimistë dhe do të bëjmë gjithçka për të kaluar, mirëpo duhet të jemi ralistë dhe të themi se gjasat për të kaluar në raundin tjetër janë 50-50 për të dyja skuadrat”, deklaroi mbrojtësi Cuculi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga