
Partizani do të ketë Besëlidhjen si kundërshtare në raundin e 2-të të Kupës së Shqipërisë, ndërsa sot të kuqtë do të udhëtojnë drejt Lezhës për "betejën" e parë.
Një mundësi kjo për të treguar veten edhe ata lojtarë që janë "persekutuar" gjatë javëve të fundit nga ish-trajneri, Adolfo Sormani.
Duke nisur nga Mentor Mazrekaj, pritet që sot që trajneri Starova të aktivizojë edhe Renato Malotën, ndonëse mbrojtësi lezhjan në tri-katër javët e fundit ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka mundur të jetë i gatshëm.
Gjithashtu, edhe për sulmuesin Azubel, ndeshja ndaj Besëlidhjes është një shans për të treguar veten dhe të hyjë në garë fuqishëm për një vend në formacion.
Poll