Emri i Armend Alimit, edhe pse ai nuk ka luajtur asnjëherë në Shqipëri, është shumë i njohur tashmë. Mesfushorin 28-vjeçar nga Maqedonia po e kërkojnë me ngulm shumë skuadra të mëdha nga kampiontai ynë, duke nisur nga Skënderbeu. Por, si gjithmonë, korçarët duhet të fitojnë “luftën” me Partizanin, sepse dueli mes tyre vazhdon më i fortë edhe në merkato. Por kujdes nga Flamurtari, që ishte i pari që e kërkoi Alimin dhe u tha madje se kishte një akord paraprak. Mesfushori i Shkëndijës së Tetovës, me një “cv” të pasur, sipas të gjitha gjasave do të luajë në Superligë, por problemi është se me cilën fanellë. Kampionët joshin, por edhe të kuqtë…