Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Të gjithë e presin në Kombëtare, Edi Reja "vendos" për Armando Brojën

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjithë e presin në Kombëtare, Edi Reja "vendos"

Edouardo Reja do të vijojë të jetë trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit. Akordi sipas numrit një të stolit ishte arritur përpara tri javësh por vetëm dje është konkretizuar gjithçka. I ftuar në emisionin "Pressing" të moderatorit Gerti Çarçani, trajneri italian preku një sërrë temash në lidhje me futbollin shqiptar. Nga Xhaka te Grezda, si dhe rinovimi i skuadrës.

I pyetur pikërisht për çështjen e fundit, Reja u shpreh se nuk mund të ndodhë një rinovim në masë, pasi nuk do i bënte mirë grupit. "Mund të afrojmë tre-katër lojtarë sepse nëse bëjmë ndryshime të mëdha do rrezikohej loja".

Përsa i përket kartës Armando Broja që aktivizohet me Kombëtaret e moshave, trajneri u shpreh me pozitivitet por ende nuk është i bindur se lojtari e meriton fanellën e ekipit A. "Ai luan në skuadrën e dytë të Chelsea. Mendoj se nuk është gati të luajë në nivel europian. Nga ana taktike dhe fizike është mirë, pasi e kam ftuar ta shoh. Është një lojtar që punon mirë dhe e merr topin, por nuk sulmon hapsirat", ka theksuar trajneri Reja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga