
Kukësi është i vendosur për të arritur skuadrën e Tiranës dhe kësisoj verilindorët po bëjnë përgatitjet maksimale për të qenë gati për rifillimin e sezonit. Ekipi kuksian është vënë prej të hënës nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi, ndërsa për fundjavën kanë “prenotuar” një miqësore.
Në stadiumin “Nexhip Trungu” në Cërrik është programuar të zhvillohet një test mes Turbinës dhe Kukësit. Kësisoj të dy trajnerët, si Vladimir Gjoni ashtu edhe Orges Shehi do të kenë mundësi të shohin gjendjen e lojtarëve të tyre që kanë në dispozicion.
Poll