Portieri i Rumanisë, Ciprian Tatarushanu, ka bërë “mea culpa” pas ndeshjes me Shqipërinë, ku skuadra e tij humbi 0-1 dhe u kthye në shtëpi me vetëm 1 pikë në grup. Ai ka marrë përsipër përgjegjësitë dhe ka pohuar se eliminimi është i turpshëm, por Rumania duhet të gjejë forca për ta kaluar këtë moment të vështirë: “Eshtë një eliminim i turpshëm. Provuam të fitonim me të gjitha mënyrat, por nuk ia arritëm. Shqipëria e meritoi fitoren. Marr përsipër të gjitha përgjegjësitë për golin e pësuar, sepse dalja ime ishte e gabuar. Jemi në një moment të vështirë, por duhet të ringrihemi”, – tha portieri rumun i Fioretinës, duke mos bërë asnjë polemikë, por duke vlerësuar suksesin e Shqipërisë.