Talenti kroat i Barcelonës, Alen Haliloviç, duket se do të transferohet në Gjermani për të vazhduar karrierën futbollistike. Ekipi i Hamburgut ka shfaqur interes për blerjen e kroatit, dhe flitet se do të paguajë 5 milion euro për të siguruar shërbimet e tij.
Hamburg e ka kërkuar Haliloviç edhe sezonin e shkuar, por ai zgjodhi të shkonte në huazim te Sporting Gijon, ku luajti 37 ndeshje, shënoi 5 gola dhe dhuroi 5 asist. Menjëherë pasi u kthye të Barcelona, një sërë klubesh shfaqën interes për shërbimet e kroatit, duke përfshirë edhe Seviljan apo Valencian, por futbollisti ka zgjedhur gjermanët, ku do të firmosë një kontratë 4-vjeçare.
Në kontratën e shitjes nga Barcelona do të ketë edhe një klauzolë ku katalanasit duhet të paguajnë 10 milion euro te Hamburgu sezonin e ardhshëm në qoftë se duan ta riblejnë kroatin, dhe futbollisti do të kthehet në Kamp Nou vetëm në verën e 2018. Barcelona e bleu Haliloviç për 12.5 milion euro nga Dinamo Zagreb.