
Juventus dhe Napoli përballen me njëra tjetrën nesër në orën 21.00, në kuadër të Super Kupës së Italisë. Trajneri i vendasve, Pirlo ka zhvilluar konferencën e zakonshme për shtyp. Ai shprehet se rivali është tejet i fortë, por ka besim të plotë te të tijtë. Se kush do ia dalë nesër, na mbetet të presim e të shohim.
"Napoli është një ekip shumë i fortë me shumë ritëm dhe teknikë në krah, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tyre. Ata kanë mbrojtje, që funksionon shumë ngushtë, kështu që ne duhet të shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë e shënimit që krijojmë" - tha Pirlo.
Poll