
Inter pret nesër në shtëpi Juventusin (20.45), në një super sfidë të vlefshme për Serinë A. Në konferencën e zakonshme për shtyp të zikaltërve ka folur trajneri Antonio Conte. Ai vlerëson maksimalisht rivalin, por është i bindur në forcën e ekipit të tij.
"Pres një ndeshje midis dy ekipeve që kanë ambicie të luftojnë për të fituar dhe për të marrë tre pikët. Çdo ndeshje është e rëndësishme, pasi të gjitha vlejnë tre pikë. Ne e dimë nivelin tonë dhe nuk mund të krahasohemi me Juven, pasi dihet se çfarë kanë arritur ato në nëntë vitet e fundit në Itali" - tha Conte.
Poll