Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Takaj tenton t’i bindë me projektin ambicioz, SKËNDERBEU nis bisedimet me tre titullarët

Shkruar nga NEWSPORT
Takaj tenton t’i bindë me projektin ambicioz, SKËNDERBEU nis

Deri më tani, katër lojtarë janë larguar zyrtarisht nga skuadra e Skënderbeut. Sadriu dhe portieri Rexhepi janë rikthyer në ekipet e tyre pas huazimeve, si dhe dy brazilianët, Jan Viktor dhe Moraes kanë konfirmuar se nuk do të jenë më pjesë e Skënderbeut.

“Ujqërit e dëborës” nuk arritën të mbijetonin në Superiore dhe dotë militojnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, çka ka bërë që shumë lojtarë të mos e shohin të ardhmen e tyre në Korçë. Por presidenti i klubit, Ardian Takaj, kërkon të ruajë pjesën më të madhe të grupit.

Kreu i klubit korçar synon të mbajë në skuadër tre titullarët: portierin Shkëlzen Ruçi, mbrojtësin Dajan Shehi dhe kapitenin Vangjel Zguro. Takaj u ka premtuar lojtarëve që Skënderbeu ka një projekt ambicioz dhe do të rikthehet menjëherë në elitë, duke u kërkuar futbollistëve që të rinovojnë kontratat e tyre. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i lojtarëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga