Klubi i Korabit është në garë për t'u ngjitur në Superiore sezonin që vjen. Me 19 pikë Korabi ndan vendin e 2 dhe të 3 me Besëlidhjen ndërkohë që janë 7 pikë larg Kastriotit të vendit të parë. Për të arritur synimet dhe objektivat e këtij edicioni klubi i Korabit është përforcuar këtë merkato janari me ish sulmuesin e Dinamos, Kristjan Prendi.
26 vjeçari ka luajtur më parë me ekipin e Tiranës, Bylisit dhe Korabin, ndërsa tani është rikthyer sërish. Lajmin e ka bërë vetë të ditur klubi me anë të një postimi në rrjetin social të Facebook:
"Zyrtare:
Klubi i Futbollit "Korabi" ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Kristjan Prendi. Pukjani rikthehet pas dy sezonesh në Peshkopi. Ky afrim shihet si me tepër vlera për skuadrën. I urojmë suksese Klubit dhe lojtarit!" njofton klubi i Korabit.
