
Partizani pret Vllazninë ditën e diel ora 20:00 në stadiumin “Air Albania”. Klubi e mori këtë vendim, për të ndjerë më shumë mbështetjen e tifozëve.
Sfida shihet vendimtare aktualisht, pasi Partizani ndodhet 3 pikë larg vendit të dytë që mban Vllaznia. Në rast se “Demat” fitojnë, do të merrnin vendin e dytë për shkak të avantazhit në përballjet direkte.
Mbështetja e grupimit “Ultras Guerrils” po ashtu pritet më e madhe. Kështu ndaj Vllaznisë, besimi i Partizanit qëndron dhe te lojtari i 12-të, tifozët.
Më parë është përfolur dhe për zhvendosjen nga stadiumi “Arena e Demave”, për shkak se mendohet ndryshimi i fushës. Diçka e tillë ka rënë poshtë tashmë. Kjo ndeshje shihet gjithashtu si finale e parakohshme, pasi të dyja skuadrat synojnë titullin kampion këtë sezon.