
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për televizionin e "Sky Sport 24" nga Dubai, ku po zhvillohet "Globe Soccer".
Shqiptari ka folur për objektivin madhor që është Champions League, por edhe frikën e madhe që ky ekipi nga nga VAR dhe nga arbitrat. Gjithashtu ish-sulmuesi i Kombëtares ka prekur dhe merkaton ku ka qenë shumë i përgjithshëm në ato që ka pohuar.
"Për vitin 2019, urimi është të arrijmë objektivat tanë, që janë thelbësorë për klubin. Prej vitesh po i vijmë rrotull Championsit dhe mendoj se ky është viti i duhur për ta arritur. Por shpresojmë që ky vit i ri të ketë sjellë qetësi edhe te VAR-i dhe tek arbitrat
Është e vështirë t'i harrosh disa gjëra. Duhet të jemi korrektë dhe të respektojmë rregullat, por në lojë janë shumë gjëra dhe ne, përveçse duhet të kemi respekt, kërkojmë që edhe të na respektojnë. Ditët e fundit kam takuar shumë kolegë dhe persona të rëndësishëm. Do të bëjmë merkato në dalje dhe në hyrje"-ka thënë Igli Tare.