
Mesfushori i Kombëtares Ermir Lenjani pritet të largohet nga Rennes, pas mosmarrëveshjeve që pati me tifozerinë e ekipit dhe drejtuesit e klubit. Së fundmi, mesfushori por edhe drejtuesit e klubit të Rennes kanë vendosur t'i japin fund kontratës.
Pas largimit nga Rennes, pritet një rikthim i tij tek Nantes, ku ai luajti para se të shkonte tek ekipi ku qëndroi deri tani.
Pëlqimin për rikthimin e ti tek Nantes e ka dhënë dhe presidenti i klubit, Valdemar Kita, i cili ka rënë dakord futbollisti shqiptar të kthehet në këtë ekip për të dhënë ndihmesë e tij.
Aktualisht, Lenjani ka edhe 6 muaj nga përfundimi i kontratës me ekipin e Rennes, klub ku ka luajtur vetëm 26 minuta me ekipin e parë në këtë kampionat për të parë më pas mundësinë e afrimit tek Nantes.
[gallery columns="1" size="full" ids="68185"]