
Mesfushori shqiptar Ergys Kaçe ka përfunduar eksperiencën e tij në Çeki , te Viktoria Plzen dhe së fundmi mund të shkojë te gjigandi kroat, për tu bërë pjesë e Dinamos së Zagrebit.
Ka qenë vetë klubi që ka shfaqur interes për mesfushorin, duke lënë mundësinë për nisjen e bisedimeve, pse jo dhe një transferim të mundshëm në merkaton e janarit.
Aktualisht Kaçe vazhdon të jetë pjesë e PAOK-ut, klub i cili ka dhe kartonin e shqiptarit. Por, duke parë se grekët kanë kërkuar një ekip të ri për shqiptarin, kjo mund të jetë një mundësi e mirë, që lojtari të bëhet pjesë e gjigandit kroat.
Kalimi i tij tek Dinamo Zagrebi do të ishte një fat i madh për Kaçen pasi do të ishte arritje për karrierën e tij.
Poll