Tirana nuk arriti të fitonte në ndeshjen ndaj Skënderbeut. Një barazim 1-1 bëri që bardheblutë të ndërprisnim ecurinë e fitoreve radhazi. I ftuar në emisionin “Pressing”, kapiteni i Tiranës, Gentian Muça u shpreh:
“Të premten kampionati do të bëhet akoma më i bukur. Përsa i përketë kontigjentit të lojtarëve në letër ekipin më të mirë i bie të ketë Partizani që ka afruar sulmues me bujë dhe golat i shënojnë të tjerë. Për t’u ndalur të ndeshjet e kësaj jave, Ballshi ka një skuadër që bën një futboll me ritëm të lartë dhe vë në vështirësi çdo skuadër, ndërsa Skënderbeu i ka hapur punë çdo ekipi të madh dhe jo vetëm neve. Një kampionat i paparishikueshëm nga vendi i 3-të e mbrapa”.
Luan më mirë Kukësi? “Duke dëgjuar kështu profesorin do t’i kem disa këshilla për ditën e premte në ndeshje”.
Barazimi ndaj Korçës? “Nga mënyra si shkoi loja, barazimi ishte i drejtë. Provuan lotarinë dhe i doli Skënderbeu. Për meritë të tyre dhe për fajin tonë. E kishin provuar 9 ekipe të tjerë dhe e thanë edhe ata që do marrin pikë. Qëlloi që morën”. Të fitosh në 4 ndeshje në fund nuk është rastësi, por vendosmëri.
Tirana bën më shumë lajm kur barazon sesa fiton. E dinim që në momentin e parë që do të na shkiste këmbën do të vinin këto kritika. Ndërrimet e që ka bërë Egbo kanë rezultatuar efikase, duke para fitoren në Shkodër. Duke qenë që jemi në një kampionat të ngjeshur, diferenca mes dy ekipeve të vendave të para janë shumë të vogla. Çdo skuadër nuk është e lehtë për t’u kaluar. Përsa i përketë anës taktike ka edhe momente jo për lojtarët dhe nuk është fundi i botës të barazosh ndaj Skënderbeut e më mirë që erdhi tani që ne të reagojmë”.
“Edhe sikur të fitonte Kukësi unë do të isha akoma më i motivuar sepse është më mirë të mbështetesh të këmbët e tua. Ne jemi të qetë edhe pas barazimit dhe vazhdojmë punën për ndeshjen e së premtes”.
Sfidë deçizive? “Do të jetë një ndeshje e bukur për t’u parë do të tregojë se cila skuadër do të jetë prentende për vazhdimin e kampionatin.