Ditët e pushimeve në prag të festave të fundvitit u shfrytëzuan maksimalisht nga lojtarët e Superligës për t'u relaksuar me të afërmit dhe njerëzit e tyre të dashur, ndërsa të shumtë ishin futbollistët që zgjodhën të udhëtonin jashtë Shqipërisë.
Por, ndryshe nga të tjerët, Argjend Mustafa ka preferuar të mos i ndahet stërvitjes individuale. Mesfushori i Tiranës që është duke u rikuperuar nga dëmtimi në gju, ka postuar së fundmi një foto nga palestra.
Mustafa do të jetë gati për trajnerin Mirel Josa në fillim të vitit të ri kalendarik.
[caption id="attachment_68396" align="alignnone" width="474"] Argjend Mustafa[/caption]
Poll