
Edhe për pak orë futbollistët dhe stafet teknike të ekipeve shqiptare do të vijojnë pushimet. Nga nesër rinis puna për pjesën e dytë të sezonit. Skuadrat që kanë rezervuar fazën përgatitore jashtë vëndit do të marrin nesër vetëm ngarkesën e parë ndërsa të tjerët do të nisin vrullshëm përgatitjet.
Trajnerët apo zëvendësit e tyre së bashku me preparatorët atletik kanë progrumuar fillimisht të masin peshën e lojtarëve që gjithmonë vijnë në stërvitje disa kilogram më tepër. Edhe pse porositë u jepen para festave të fundvitit, gjithmonë futbollistët e shkelin me ushqimin apo dhe pijet në këtë periudhë e për pasojë u duhen disa ditë për të rimarrë veten.
Poll