
Faza përgatitore është drejt fundit dhe ekipet janë duke bërë nxehmjen para nisjes së kampionatit në javën që vjen. Klubi i Vllaznisë ka punuar në heshtje në këtë mini-fazë përgatitore dhe trajneri Jonuz ka marrë kohën e duhur për ekipin që drejton. Në një intervistë për supersport, sulmuesi Gilman Lika tregoi më shumë nga ecuria e përgatitjeve dhe ndeshja e parë me Flamurtarin. Në fjalën e tij Lika u shpreh se ndeshja e parë ndaj Flamurtarit ka për të qenë tepër e vështirë dhe kërkon me patjetër mbështetjen e tifozëve.
"Pavarësisht
se kohëzgjatja nuk është shumë e madhe, faza përgatitore na ka ndihmuar që të përmirësohemi.
Sigurisht që jam i kënaqur me përgatitjet që ka bërë ekipi dhe fatmirësisht nuk
kemi patur dëmtime. Tani dihet që gara është shumë e ashpër këtë vit dhe po përgatitemi
seriozisht për fillimin e saj.
Flamurtari? Realisht për mendimin tim është ndeshja më e vështirë. Po ta
shikojmë me Gjirokastrën ka dal 0-0. Duhet ta marrim seriozisht këtë gjë pasi
janë tre pikë dhe janë të arta. Kërkojmë mbështetjen. E kemi vuajt dy fazat e
para mungesën e tifozëve. Më shumë pikë kemi marrë jashtë sesa brenda. Edhe për
lojtarët është më mirë sepse kur kanë mbështetjen ndihen më mirë. Nuk dua të bëj
ndonjë parashikim por po të japim maksimumin mund të japim më tepër", tha
Gilman Lika.