Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

SUPERBIKE/ Pandemia e Coronavirusit ndryshon planet, shtyhet në verë Kupa e Talentëve Britanikë

Shkruar nga NEWSPORT
SUPERBIKE/ Pandemia e Coronavirusit ndryshon planet, shtyhet në verë

Ndryshime të mëtejshme u bënë në kalendarin e BTC (Kupa e Talenteve Britanik), si rezultat i pandemisë së vazhdueshme të Coronvirusit.

Për shkak të përhapjes së vazhdueshme të Coronavirusit, raundi 4 i Kupës së Talentëve Britanikë është shtyrë. Ngjarja ishte vendosur të zhvillohej nga 19 deri më 21 qershor në Snetterton, krahas Kampionatit Britanik të Superbike.

MCRCB ka zgjatur pezullimin e lejeve të cilat çojnë që ngjarjet e Kampionatit Britanik të Superbikeve të mos mbahen deri të paktën në 30 qershor 2020, duke detyruar shtyrjen e raundit të 4 të Kupës së Talenteve Britanik.

Aktualisht është hartuar një kalendar i ri, i përkohshëm i Kampionatit Britanik të Superbikeve, ku përfshihet Kupa e Talentëve Britanikë, i cili garon përkrah series, duke marrë parasysh planin e rihapjes së aktiviteteve të qeverisë britanike. Ky vendim u mor pas një konsulte me ekipet, transmetuesit dhe qarqet, në mënyrë që të sigurohen kushtet më të mira për një Kampionat të besueshëm, konkurrues dhe të qëndrueshëm Kampionatit Britanik të Superbikeve në vitin 2020 dhe më gjerë.

Kalendari i ri pritet të publikohet në javën e parë të qershorit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga