Luiz Adriano është praktikisht një futbollist i Spartak Moskës.
Sulmuesi i Milanit ka mbyllur marrëveshjen me klubin rus dhe do të transferohet zyrtarisht sapo të hapet merkatoja e dimrit.
“Corriere dello Sport” e bën fakt të kryer kalimin e tij te Spartaku i Moskës dhe braziliani do të udhëtojë në ditët e para të janarit drejt lindjes së Europës për të hedhur firmën në kontratë.
Milani ka preferuar ta lërë të lirë Adrianon duke kursyer plot 5 milionë euro rrogë, për një lojtar që shënoi vetëm 6 gola në 36 ndeshje.
