Sindrit Guri është rikthyer protagonist me skuadrën e tij Ostende. Ish-sulmuesi i Kukësi arriti të shënonte gol dhe të fitoi një penallti, duke bërë një paraqitje pozitive. Në këtë mënyrë Guri ka fitur sërish besimin e trajnerit dhe në ndeshjen e radhës pritet të luaj sërish si titullar. Në një intervistë për “voetbalwedden.net” është shprehur i kënaqur për golin e shënuar si dhe diferencat mes kampionatit shqiptar dhe atij belg.
“Diferenca në nivel mes kampionatit shqiptar dhe atij belg ishte më e madhe sesa e prisja. Megjithatë, në muajt e fundit jam përmirësuar si futbollist dhe tani po eci në drejtimin e duhur. Jam i kënaqur që më në fund mund ta ndihmoj ekipin. Në të shkuarën shënoja gol çdo ndeshje, por këtë sezon kisha koha pa ia dalë mbanë. Jam i bindur se edhe këtu do të kem sukses, nëse do më jepet besim”.