Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Sulmuesi i Interi “akuzon” Federatën italiane: Ishte e nevojshme që një lojtar i Juventusit të dilte pozitiv që futbolli të ndalej

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmuesi i Interi “akuzon” Federatën italiane: Ishte e

Kampionati italian është ndalur për shkak të pandemisë së Covid-19. Italia është një nga vendet më të prekura nga ky virusi dhe futbolli është pezulluar deri në një momentë të dytë. Lojtarët ishin kundër që të zbrisin në fushë në ndeshjen e fundit, por Lega vendosi që të luhej. Në një intervistë për mediat italiane ka folur dhe sulmuesi I Interit Romelo Lukaku duke akuzuar federatën italiane. Sipas tij u deshë që të dilte një lojtar i Juventusi me coronavirusi që futbolli të ndalej.

“Shëndeti vjen i pari. Pse duhet të luajmë, nëse ka njerëz në botë që po rrezikojnë jetën e tyre? Megjithatë ishte e nevojshme që lojtari i Juventusit të ishte pozitiv që futbolli të ndalej. A është kjo normale? Jo, nuk është normale. E pranoj që futbolli më mungon, por tani gjëja e rëndësishme është shëndeti i njerëzve. Gjithçka tjetër është sekondare. Më mungon më shumë ritmi i garës, konkurrenca me kundërshtarin, stadiumi plot, dashuria e publikut. Po përfitoj nga ky moment për të analizuar performancat e mia të fundit, në përgjithësi, gjithçka që kam bërë në gjashtë muajt e fundit. Ju gjithmonë mund të përmirësoheni në futboll “.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga