[caption id="attachment_5890" align="alignleft" width="300"] Alban Meha[/caption]
Sulmet në Turqi dhe përpjekja për grusht shteti e ushtrisë së vendit ballkanas, kanë zgjuar reagimin e mbarë botës. Një prej tyre është dhe ish-mesfushori kuqezi Alban Meha. Ai luajti sezonin e shkuar për Konyaspor në Super Ligën e Turqisë, ndërsa e ndien veten se duhet t'i japë një mesazh ngushëllimi qytetarëve të këtij shteti.
Në një postim në Tëitter, Meha shkruan: "Allahu e ruajt këtë vend, i dhëntë fortë njerëzve dhe presidentit Rexhep Tajip Erdogan...", përfundon mesfushori i cili në pak kohë u bë personazh i njohur në shtetin turk përmes lojës dhe golave të bukur që dhuroi gjatë një viti qëndrimi.
[caption id="attachment_17319" align="aligncenter" width="599"] Postimi i Mehës në "instagram"[/caption]