
Xhevahir Sukaj është në mëdyshje për të pranuar ofertën e Sinan Idrizit. Administratori i Flamurtarit ka kërkuar nga 33 vjeçari që të rikthehet në Vlorë në rolin e sulmuesit në fushë dhe drejtorit teknik në zyra. Ende nuk ka një përgjigje nga shkodrani, që prej një viti nuk ka zhvilluar aktivitet në fushë.
Flamurtari luan sezonin e ri në Kategorinë e Dytë, me vlonjatët që kanë prezantuar emra me peshë në Shqipëri. Liçaj, Ramadani, Ribaj, Moçka, Bicaj dhe braziliani Oliveira janë disa nga afrimet për sezonin e ri. Ndërkohë, një tjetër brazilian ka refuzuar vlonjatët, që prisnin lojtarin. Mësohet se akordi nuk është gjetur dhe futbollisti ka anulluar udhëtimin drejt Shqipërisë.
Poll