Tirana i ka zhvilluar përgatitjet sot në palestrën e hotelit ku është akomoduar në Antalia. Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme që janë postuar në faqen zyrtare të klubit bardheblu në Facebook, lojtarët e Tiranës kanë zhvilluar një seancë me program intensiv force, ushtrime aerobike dhe pas tyre lojra relaksuese në ambientet miks të hotelit, veçanërisht ping-pong.
Kjo pasi kushtet atmosferike në Antalia e kanë bërë të pamundur kryerjen e përgatitjeve në terren të hapur. Stuhi dhe reshje shiu kanë përfshirë qytetin ku janë akomoduar jo vetëm bardheblutë por edhe Partizani, Kukësi, Luftëtari Skënderbeu dhe Flamurtari.
Ndërkohë pasdite, nën drejtimin e trajnerit Josa skuadra kryeqytetase do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore në fushën pranë hotelit.
[caption id="attachment_72180" align="alignnone" width="1024"] Asion Daja dhe Gilman Lika duke luajtur ping-pong[/caption]
[caption id="attachment_72181" align="alignnone" width="1024"] Lojtaret e Tiranes duke kryer ushtrime aerobike[/caption]
[caption id="attachment_72182" align="alignnone" width="1024"] Lojtaret e Tiranes duke kryer ushtrime aerobike[/caption]
[caption id="attachment_72183" align="alignnone" width="1024"] Trajneri Mirel Josa dhe portieri Edvan Bakaj duke sfiduar njeri-tjetrin ne ping-pong[/caption]