Një ndër klubet që i vlerëson në maksimum të rinjtë është Bylis. Duke ditur që janë e ardhmja, vëmendja drejt tyre është më e madhe. Nesër luan Bylis U-15 kundër Pepës me fillim nga ora 10.00 dhe klubi mallakastriot në një postim në rrjetet sociale gjen vend për një dedikim të veçantë për ta. Jo vetëm për 15 vjeçarët, por mbështetje ka pasur edhe për të rinjë të tjerë të moshave të ndryshme.
Edhe po të shikosh ata që janë pjesë e ekipit të parë, sytë të shkojnë tek të rinjtë që janë të shumtë dhe me prespektivë. Natyrisht, kjo është pjesë e strategjisë së Bylisit dhe deri tani gjërat kanë ecur mirë.

Galeria fotografike ()
Poll