
Një ndër klubet më të mira dhe që ka prodhuar gjithmonë lojtarë të nivelit të lartë është Ajax. Strategjia është e qartë: Zbulon lojtarë dhe më pas i shet për një shifër të madhe. Shitja e fundit ishte ajo e Hachim Ziyech te Chelsea për 44 m €, e marokeni u ble për 11 m €. Mbrojtësi De Light u la i lirë për të shkuar të Juventusi në këmbim të 75 m €. Për holandezin klubi nuk kishte paguar asnjë qindarkë. 35 m € u shit Milik ndërkohë që ai u kishte kushtuar arkave të Ajax vetëm 2.8 m €. Davinson Sanchez? Nga 4 m € vlera e tij shkoi në 40 m €.
Situata të tilla përsëriten vit pas viti, me Ajaksin që është kthyer në ''supermarket''. Mos të harrojmë që ata u kualifikuan sezonin që shkoi për në gjysmëfinale të Championsit. Eliminimi erdhi nga anglezët e Tottenham.