Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Stefano Pioli heq dorë nga titulli, trajneri i Milan: Nëse nuk kapim zonën Champions, zhgënjim

Shkruar nga NEWSPORT
Stefano Pioli heq dorë nga titulli, trajneri i Milan: Nëse nuk kapim

Milan përballet nesër në 15:00 me Veronën. Sfida vlen për Serie A në Itali, teksa është shumë e rëndësishme për kuqezinjtë. Në konferencën për mediat, trajneri i Milan Stefano Pioli është shprehur se kundërshtarët janë të rrezikshëm dhe duhet të trajtohen me kujdes. Më pas Pioli cek edhe temën Champions, ndërsa e quan dështim nëse Milan nuk renditet mes katër ekipeve të para në fundin e sezonit.

"Juric ka bërë një punë të shkëlqyer për dy vite, ekipi i tyre është fizik dhe teknik, gjithmonë agresiv. Duhet t'i trajtoni me kujdes ata, ishin në gjendje të mundnin Napolin dhe Atalantan, janë ekip i me shumë vlera. Duhet të jemi shumë të lëvizshëm sepse ata janë të fortë në duelet një kundër një.

Champions? Janë 7 skuadra shumë të forta, nëse nuk shkojmë në Champions League do të zhgënjehemi, ne duam të shkojmë atje. Romagnoli në stol ndaj Romës? Ai e pranoi zgjedhjen time, jo me kënaqësi, por ai e pranoi zgjedhjen me profesionalizëm dhe pastaj ishte gati me Udinesen", tha Pioli.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga