Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Statistikat tregojnë rritjen e pritjeve, STRAKOSHA një nga më të mirët e Lacio-s

Shkruar nga NEWSPORT

Thomas Strakosha është gardiani kuqezi që luan me Lacion. Ekipi nga kryeqyteti italian po kalon një formë të mirë, kjo edhe falë ndërhyrjeve shpëtimtare të Strakoshës. 24 vjeçari që më herët ka qenë pjesë e moshave te Lacio, ka treguar një rritje në lojën mes shtyllave. Bardhekaltërit renditen në pozitën e katërt këtë sezon, duke siguruar deri në këto momente zonën "Champions".

Statistikat e fundit tregojnë ritmin rritës të "gardianit" tonë, teksa shihet përmirësim i dukshëm nga sezonet e shkuara. Në ndeshjet e këtij edicioni, Strakosha ka një ritëm me 3.5 pritje për ndeshje, më e larta e regjistruar prej tij qëkur mbron katërkëndëshin e Lacios. Një sezon më parë shifra ka qenë 2,7 dhe në sezonin 2017-18 ishin 3.0 për ndeshje. Në këtë menyrë, Thomas Strakosha konfirmon formën e mirë të këtij sezoni, duke qenë një armë plus mes shtyllave të ekipit Kombëtar.

Statistikat e plota
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga