
Sulejman Starova është përfolur ditët e fundit se mund të jetë pjesë e Tiranës. Vetë ish-trajneri I Laçit këtë sezon I ftuar në emisionin "Pressing", në ABC Neës, u shpreh se nuk ka pasur kontakte me bardheblutë.
Unë te Tirana? Sa dinë ato që pyesin nga mediet, aq di dhe unë. Nuk është koha për të analizuar të gjithë historikun e problemeve te Tirana. Është përpara derbit dhe skuadra, siç qenka puna tani, me trajnerin që nuk ka dalë në stërvitje, është problem i madh".
Analiza e Superiligës? "Po të analizojmë çfarë ka ndryshuar këtë javë, ka ndryshuar skajet e renditje. Tirana është ende pretendente për të dal kampion siç kemi thënë e më parë. Partizani ka humbur ndeshjen në Ballsh, por ka humbur edhe diçka më tepër duke I dhënë kurojë ekipeve më poshtë që u "ringjallën". Kukësi tregoi shpirt gare, por njëkohësisht është edhe Laçi dhe Bylis. Vllaznia u fut te skuadrat që do të luajë për vendin e 8-të e sipër, gjithashtu edhe Bylis pas dy ndeshjesh mund ta gjej veten në vendin e parë.