Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Ka ngecur në Korenë e Jugut, Jasir Asani preferohet sërish nga trajneri që i “mbylli” dyert

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ka ngecur në Korenë e Jugut, Jasir Asani preferohet sërish
Gwangju

Jasir Asani duket se ka ngecur në Korenë e Jugut. Kjo për shkak se kur mendohej që në dhjetor është lojtar i lirë, kontrata e tij u rinovua dhe për 1 tjetër sezon.

Kështu nuk i ka mbetur asgjë, veçse të japë kontributin e tij për Gwangju. Me këto të fundit ka marrë sërish minuta sot.

Trajneri Jung-hyo Lee e aktivizoi me fillimin e pjesës së dytë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare dha kontributin e tij, ndërsa Gwangju fitoi 1 me 0 përballë Suwon.

Kjo është dhe fitorja e dytë radhazi, pikërisht me aktivizimin e dytë radhazi për Asani. Kujtojmë se trajneri i kishte mbyllur dyert Asanit prej 7 muajsh, ndërsa gjërat ndryshuan me të mbaruar Europiani.  

Gwangju feston pas fitores së arritur:

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga