Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Sulmuesi lë në “baltë” Sylvinhon për Nations League, 24-vjeçari dëmtohet rëndë dhe mbyll vitin

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmuesi lë në “baltë” Sylvinhon për Nations
Ernest Muçi dhe Arbnor Muçolli

Arbnor Muçolli ka pësuar një dëmtim të rëndë, që e lë jashtë fushës së blertë për pjesën e mbetur të vitit 2024. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, për shkak të dëmtimit të ligamenteve. 

“Unë ndjeva shumë dhimbje menjëherë sapo ndodhi dhe e kuptova që nuk ishte aspak e mirë. Kur mora mesazhin se çfarë ishte, ishte ndjesi e vështirë dhe kanë qenë disa ditë të vështira. Por tani po pres me padurim ndërhyrjen kirurgjikale dhe të luftoj të kthehem përsëri i fortë në vitin 2025”, u shpreh Muçolli.

Lajm i keq ky për Sylvinhon, i cili e kishte grumbulluar atë në fazën kualifikuese të Euro 2024. Kështu ekzistonte mundësia që të merrte një ftesë dhe në Nation League.

Po ashtu dhe Goteborgu duhet të bëjë pa shërbimet e 24-vjeçarit. Kujtojmë se gjatë këtij sezoni ka shënuar 2 gola në 14 paraqitje.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga