
Jasir Asani/ © Credits instagram.com/jasir_asani10/
Kontrata e Jasir Asanit është zgjatur me Gwangju deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm. Klubi i Koresë së Jugut ka aktivizuar opsionin për të mbajtur Asanin më gjatë.
Kujtojmë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare prej kohësh kërkonte largimin nga Korea e Jugut. Las Palmas dhe Hatayspor janë përfolur si destinacione të reja, teksa mendohej se dilte i lirë në dhjetorin e këtij viti.
Tashmë gjithçka vështirësohet më shumë. Kujtojmë ndërkohë se Gëangju ka filluar t’i japë minuta Asanit në fushë, ndërsa nuk luante prej 7 muajsh.
Poll