Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Spanja si Italia, jam integruar me Espanyol", Kumbulla kujton trofeun e parë në karrierë: Kujtimi më i bukur? Fitorja e Conference League në Tiranë

Shkruar nga NEWSPORT
"Spanja si Italia, jam integruar me Espanyol", Kumbulla kujton trofeun
Kumbulla

Marash Kumbulla ka folur në një prononcim për SportItalia, median prestigjioze sportive italiane. Legjionari është shprehur rreth aventurës tek Espanyol dhe mbi tematika të tjera.

Mbrojtësi kuqezi ka kujtuar momentin më të bukur të karrierës, i cili si për ironi të fatit përkon të jetë i regjistruar në Tiranë, gjë që e lumturon dhe më tepër shqiptarin.

Sigurisht bëhet fjalë për trofeun e ngritur në qiell në vendin tonë të Conference League në vitin 2022. Kumbulla nuk harron të komentojë dhe një prej teknikëve më të mirë të planetit, jose Mournho.

“Ndihem shumë mirë në Spanjë, u integrova shumë shpejt me shokët dhe me klubin këtu te Espanyol, si dhe në një ligë të re për mua.

Nuk e prisja të filloja kaq mirë menjëherë, duke qenë se është hera e parë që shkoj të jetoj larg Italisë. Spanja është shumë afër për sa i përket kulturës dhe zakoneve, por kisha frikë se mund të kisha ndonjë vështirësi.

Falenderoj shokët e skuadrës dhe trajnerin që më bënë të ndihem si në shtëpinë time menjëherë

Kujtimi im më i lumtur te Roma? Padyshim fitorja e Konferencës në Tiranë. Ishte kulmi i një rrugëtimi të bukur ku vuajtëm dhe u gëzuam së bashku. Në ndeshjet në shtëpi në Evropë kishte një kaos të vërtetë në "Olimpico".

E mbaj mend shumë mirë ditën kur festuam titullin e Konferencës së Ligës. Ishte trofeu im i parë i fituar dhe për momentin i vetmi. Duke parë të gjithë qytetin duke festuar, duke rrotulluar me një autobus të hapur nëpër rrugët e Romës dhe përballë Koloseut… Këto janë imazhet që më kalojnë nëpër mendje dhe që më emocionojnë edhe sot.”

Mourinho? Mund të them se çdo gjë që thotë ka një peshë. Ai ju përmirëson nga të gjitha këndvështrimet dhe kërkon detajet. Për sa më përket mua, ai më bëri të rritem shumë nga pikëpamja e pjekurisë, karakterit dhe dija t'i kushtoj vëmendje detajeve që nuk më interesonin më parë", u shpreh Kumbulla.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga