
Rubin Hebaj
Ditën e djeshme, Nasaf Qarshi ka arritur të fitojë Superkupën e Uzbekistanit. Pas një fitoreje me shifrat minimale 1-0 ndaj Andijan falë golit të Norchaev, ekipi i Rubin Hebaj fitoi këtë trofe.
Një sfidë tepër e veçantë për ish-sulmuesin e Superiores i cili arriti të fitojë trofeun e tij të parë në Uzbekistan. Gjithashtu, Rubin Hebaj u aktivizua ditën e djeshme në fushë në minutën e 64-t.
Në janarin e këtij viti, 26-vjeçari shqiptar u transferua tek Nasaf Qarshi me parametra zero. Me ekipin e tij në kampionatin e Uzbekistanit, Hebaj ka arritur të shënojë 2 gola në 6 takime.