Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Rangers fiton në ligën skoceze, Bajrami në ndjekje të Celtic për titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
Rangers fiton në ligën skoceze, Bajrami në ndjekje të Celtic
Nedim Bajrami

Rangers ka luajtur sot takimin e radhës në Skoci kundër një ekipi mesatar si St,Johnstone. Skuadra nga Glasgou ka fituar, edhe pse jo me rezultat tenistik si në mesjavë kundër Nice.

Nëse në Europë, lojtari i Kombëtares Nedim Bajrami motivoi blutë dhe i dha ritëm sulmit, sot sulmuesi ishte paksa më i fikur. Jo vetëm shqiptari, por i gjithë ekipi ishte i vakët dhe kjo prodhoi pasiguri në marrjen e rezultatit.

Bajrami u vlerësua me notën nën mesatare me 6.8. Futbollisiti i skocezëve nuk lujti as 90 minuta të plota. Ai u ndërrua me Yilmaz, turkun me të njëjtin mbiemër si talenti i Juventusit.

Rangers dominojnë në arenën europiane, por kur vjen puna në kampionat rrezikojnë shumë të dalin pa pikë. Është një situatë me shumë çbalancime. Në tabelë, skuadra e Bajramit gjendet e treta dhe në ndjekje të Celtic dhe Aberdeen, që është futur si ‘pykë’ në garën për titull.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga