Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Po shkëlqen në Rusi, Mirlind Daku në garë për "Lojtarin e Vitit"

Shkruar nga NEWSPORT
Po shkëlqen në Rusi, Mirlind Daku në garë për
Mirlind Daku

Mirlind Daku po zhvillon një nga sezonet e tij më të mira. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gëzon një formë të mirë duke dhuruar paraqitje pozitive në kampionatin rus me Rubin Kazan.

Bomberi dardan ka shënuar 7 gola e 4 asiste këtë sezon duke qenë lojtari më i mirë i Rubin Kazan dhe një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit. Performancat e tij të shkëlqyera kanë bërë që të futet mes kandidatëve për çmimin ‘Lojtari i Vitit’ që jepet nga Federata e Futbollit të Rusisë.

Ai është një mes 32 lojtarëve në garë dhe fituesi do të zgjidhet nga votat e publikut në faqen zyrtare të kampionatit.

Linku për të votuar për Mirlind Dakun→ https://winline-heroes.premierliga.ru/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga