
Edon Zhegrova dhe Berat Gjimshiti
Raportimet e fundit nga mediat italiane (Gazzetta Dello Sport) theksojnë se sulmuesi shqiptar i Kosovës Edon Zhegrova do “debutojë” si titullar te Juventusi kundër Atalantës.
Nëse kjo “tablo” rezultonë e saktë, do të kemi një duel shqiptarësh në fushë. Mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti nuk rrezikohet nga pozicioni i startuesit.
Ndeshja do të mbahet ditën e sotme në impiantin “Allianz Stadium”, duke nisur nga ora 18:00. Pas 4 javësh të zhvilluara në Serie A, “Zonja e Vjetër’ grumbullon 10 pikë (vendi i 2-të), ndërsa bergamasakët 8 pikë (vendi i 5-të).
Poll