Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ofendoi trajnerin, “zhduket” Rey Manaj nga skuadra turke

Shkruar nga NEWSPORT
Ofendoi trajnerin, “zhduket” Rey Manaj nga skuadra turke
Trajneri i Sivasspor, Omar Erdogan dhe Rey Manaj

Te Sivasspor nuk e kanë toleruar aspak sjelljen e Rey Manajt në ndeshjen me Eyupspor, takim që u mbyll me fitoren e këtyre të fundit. Në minutën e 87-të të takimit, trajneri i Sivasspor, Omar Erdogan vendosi që të zëvendësonte shqiptarin. Por ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim të trajnerin turk.

Sulmuesi shqiptar ka reaguar ashpër ndaj trajnerit të skuadrës turke, me Erdogan që i bënte më shenjë që duhet të pushonte së foluri. Për këtë sjellë klubi e ka “ndëshkuar”.

Në sfidën që skuadra e Sivasspor luajti ditën e sotme ndaj Kocaelispor, Manaj nuk ishte fare i grumbulluar me skuadrën. Madje në lajmet e fundit të skuadrës turke të hedhura në faqet e tyre zyrtare, duket qartazi mungesa e lushnjarit.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se cila është masa që ka marrë sulmuesi dhe çfarë do të ndodhë mes palëve në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga